Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Ha" />

Enver Hasani ngre kallëzim penal ndaj rektorit të UP-së, Marjan Dema

Enver Hasani ngre kallëzim penal ndaj rektorit të UP-së, Marjan Dema

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, ka ngritur të mërkurën kallëzim penal ndaj rektorit të UP-së, Marjan Dema.

Në kallëzimin penal, që është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, thuhet se Dema ka kryer veprën penale të deklarimit të rremë nën betim, veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit, si dhe veprën penale moslajmërim i veprave penale apo moslajmërim i kryerësit të saj, shkruan Koha Ditore.

Rektori aktual i UP-së, Marjan Dema, ka qenë dëshmitar në rastin e procesit gjyqësor ndaj Enver Hasanit, i cili akuzohej për falsifikim të kontratës “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës” e lidhur në vitin 2008 mes UP-së dhe Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë.