Emrat që do të përbëjnë kabinetin e Donald Trump

Janari i vitit 2017 shënon kalimin e pushtetit nga Barack Obama te Donald Trump. Mirëpo, Shtëpia e Bardhë nuk do pret vetëm Trumpin, por edhe të gjithë kabinetin e përzgjedhur nga ai. Tashmë dihet vetëm se Mike Pence do zëvendësojë Joe Biden.

Emrat që do të përbëjnë kabinetin e Donald Trump

Lista e kabinetit të Donald Trump e bërë publike nga New York Times përmend disa emra si të mundshëm për të qenë pjesë e kabinetit të republikanit Trump, transmeton gazetametro.net.

 Sekretar i Shtetit

Edhe nëse Trump zgjedh zgjedh një ideolog apo një njohës të mirë të politikës së jashte nga adminsitratat e kaluara republikane,  sfida e tij do mbetet se Departamenti i Shtetit është pjesa kryesore e eksperimentit të pas viteve 1945 të globalizmit dhe ndërtimit të aleancave, për të cilin Trump ka thënë që do e skatërrojë.

  • John R.Botlon – Ish-ambsadori amerikan në Kombet e Bashkuara nën administratën e George W.Bush
  • Bob Corker –Senatori nga shteti i Tenesit si dhe kryetari i Komitetit për marrëdhënie me jashtë
  • Zalma Khalizad – Ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan
  • Stanley A.McChrystal – Ish-udhëheqës ushtarak i lartë Afganistan.

Sekretar i Thesarit

I pari i këtij posti ka përgjegjësi financiare, përgjegjësi për borxhet e shtetit,  si dhemerret me hartimin e taksave. Ky departament poashtu bart përgjegjësinë për saksionet financiare kundër armiqëve të jashtëm – që janë esenciale për marrëveshjen e Presidentit Obama me me Iranin si dhe rivendosjen e marrëdhënieve miqësore me Kubën.

  • Thomas Baarrack Jr. –Themelues, kryetar ekzekutiv i Colony Capital; investitor i patundshmërive dhe kapitalit privat
  • Jeb Hensarling – Përfaqësues dhe kryetar nga Teksas i Komitetit të Shërbimeve dhe Financave
  • Steven Mnuchin – Kryetar financiar i kampanjës së Donald Trumpit
  • Tim Pawlenty – Ish-guvernator i shtetit të Minesotas

Sekretar i Mbrojtjes

Sekretari i ardhshëm i mbrojtjes do të formësojë luftën kundër Shtetit Islamik duke mbikqyrur ushtrinë e cila po ka vshtirësi ti realizojë dy nisma të kohës së Presidentit Obama; integrimi i femrave në luftim, si dhe tu mundësojë njerëzve transgjinor që të shërbejnë hapur në ushtri.

  • Kelly Ayotte – Senator nga New Hampshire
  • Gen.Michael T.Flyyn – Ish-Agjencisë Intelegjente të Mbrojtjes
  • Stephen J. – Këshilltar nacional për çështje të Sigurisë nën George W.Bush
  • Jon Kyl – Ish-senator nga shteti i Arizonës
  • Jeff Sessions – Senator nga Alabama, që është njëkohësisht kundërshtues më nam i emigracionit

Prokuror i Përgjithshëm

Autoriteti juridik më i lartë i shtetit ka barrën që të mundësojë platformën e Trumpit për ‘’rregull dhe ligj’’, duke përfshirëkëtu edhe kërcënimin e tij se do ta fusë në burg Hillary Clintonin. I nominuari mund edhe të ndryshojë mënyrën e zbatimit të të drejtave civile në vend.

  • Chris Christie – Guvernator i New Jersey
  • Rudolph W.Giuliani – Ish-kryetar i New Jorkut
  • Jeff Sessions – Senator nga shteti i Alamabës

 Sekretar i Brendshëm

Ky departament menaxhon tokën si dhe ujërat e vendit.

  • Jan Brewer – Ish-gurvernator i Arizonës
  • Robert E. Grady– Partner i Gryphon, e cila është një kompani e madhe private e kapitalit
  • Harold G.Hamm – Drejtor ekzekutiv i Continental Resources, e cila është një kompani e vajti dhe gazit
  • Forrest Lucas – Drejtor i Lucas Oil Products, që prodhorn vajëra për makina
  • Sarah Palin – Ish-guvernatore e Alaskas

Sekretar i Agrokulturës

Sekretari i Agrokulturës mbikqyrë cilësinë e ushqimit si dhe bënë mbikqyrjen e industrisë së fermavë në vend. Sekretari i ardhshëm ka përgjegjësnë që të zbatojë idetë e Trumpit dhe pozicionin që ai ka marrë sa i përket tregut.

  • Sam Brownback – Guvernator i Kansasit
  • Chuck Conner – Shef ekzekutiv i Këshillit Nacional të koroporatave të fermerëve
  • Said Miller– Komisioner nga Teksasi i agrokulturës

Sekretar i Tregtisë

Departamenti në fjalë mbikqyrë zyrën ekonomike të analizave.

  • Chris Christie – Guvernator i Neë Jerseit
  • Dan DiMicco – Ish-drejtor ekzekutiv i Nucor Coorporation, kompani kjo e cila merret me produktet e çelikut
  • Lewis M.Eisenberg – Drejtor i kapitalit privat në Granite Capital International Group

Sekretar i Punës

Departamenti i Punës siguron  zbatimin e rregullave që mbrojnë punëtorët e Amerikës, shpërndan përfitime te të papunëst si dhe publikon të dhëna ekonomike, siç janë raportet mujore të punës.

  • Victoria A. Lipnic – Komisionere e Mundësisë së Barabartë të Punësimit

Sekretar i shërbimeve humane dhe shëndetit

Sekretari i këtij departamenti do të ndihmojë Trumpin që të arrijë qëllimin e tij kryesor elektoral; që të zavendësojë Affordable Care Act, i cili akti për mbrojtjen e pacientëve që erdhi nën udhëheqjen e presidentit Obama.

  • Ben Carson –Kandidat presidencial i zgjedhjeve të vitit 2016
  • Mike Huckabee – Ish-gurvernator i Arkansas dhe kandidat për president në këtë vit
  • Bobby Jindal – Ish –guvernator nga Louisina i cili ka shërbyer si sekretar i shëndetit dhe spitaleve në po këtë shtet
  • Rick Scott – Guvernator i Floridas si dhe ish-drejtor ekzekutiv i zingjirit të spitaleve

Sekretar i Energjisë

Pavarësisht emrit që mbanë, detyra kryesore e këtij departamenti është që të mbrojë dhe menaxhojë arsenalin e armëve nukleare të SHBA-së.

  • James L. Connaughton – Ish-këshilltar për ambient i presidentit George Ë.Bush
  • Robert E.Grady – Partner i Gryphon Investors
  • Harold G.Hamm – Shef ekzekutiv i Continental Resources, firmë kjo e gazit dhe vajit

Sekretari për Edukim

Donald Trump ka deklaruar që ai dëshiron që të tkurrë këtë departament.

  • Ben Carson – Kandidat për president në zgjedhjet e fundit
  • Williamson M.Evers – Ekspert i edukimit

Sekretar i Veteranëve

Ky sekretar do të përballet me detyrën e përmirësimit të imazhit të një departamenti të cilin Trumpi e ka kritikuar mjaft shumë.

  • Jeff Miller – Kryetar i pensionuar i komitetit për veteranë

Sekretar i Shtetit për Siguri

Ky post i krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit  ka një rol kyç në udhëheqjen e Trumpit; ruajtjen e kufijëve të Amerikës.

  • Joe Arpaio – Sherif në shtetin e Maricopa, Ariz.
  • David A.Clarke Jr. – Sherif në Milwaukee
  • Michael McCaul – Perfaqësues nga Teksasi
  • Jeff Sessions – Senator nga Alabama

Drejtori i stafit së Shtëpisë së Bardhë

I pari i këtij departaemnti menaxhon punën dhe personeli, si dhe agjendën e Presidentit në raporte të rëndësishmë.

  • Stephen K.Bannon – Redaktor në Breitbat Neës si dhe kryetar i kampanjës së Trumpit
  • Reince Priebus – Drejtor i Komitetit Nacional Republikan

Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Ambientit

Kjo agjenci mbikqyrë rregullimin e ambientit dhe çështjet që lidhen me të.

  • Myron Ebell – Mohues i njohur i ngrohjes globale, si dhe drejtor institutit Competitive Enterprise
  • Robert E.Grady – Partner i GryphonInestors
  • Jeffrey R.Holmstead – Avokat në Braceëell

Përfaqësues amerikan i Tregut

Ky drejtor do ketë përgjegjësinë dhe rolin e kundërshtimit të marrëveshjeve të reja tregtare dhe hartimin e atyre të rejave.

  • Dan DiMicco – Ish-drejtor ekzekutiv i Nucor Corporation, firme prodhuese e çelikut si dhe kritikues i praktikës së tregtisë me Kinën

Ambasador në Kombe të Bashkuara 

Ky ambasador do jetë përfaqësues i Amerikës në mbarë botën, duke i përfaqësuar intereast e shtetit  në Këshillin e Sigurimit.

  • Kelly Ayotte – Senator nga Neë Hampshire si dhe anëtarë i Komitetit të Shërbimeve Ushtarake
  • Richard Grenell – Ish-folës për ambasadorin amerikan në Kombe të Bashkuara nën adminsitratën e George W.Bush

Drejtor i Intelegjencës Nacionale

Donald Trump do të marrë Shtëpinë e Bardhë në një kohë mjaft kritike për sigurinë e shtetasëve amerikanë, andaj edhe ky post merrë një rol mjaft me peshë.

  • Michael T.Flynn – Ish-drejtor i Agjenicsë Intelegjence të Mbrojtjes
  • Peter Hoekstra – Ish-drejtor i Komitetit së intelegjencës
  • Mike Rogers – Ish-drejtor i Komitetit së Intelegjencës
  • Frances Townsend – Ish-këshiltlar i sigurisë nacionale në kohën e George W.Bush

 Këshilltari për Siguri Nacionale

Edhe pse nuk është anëtar i kabinetit ky post kanjë rol esencial në mbrojtjen e propozimeve për politika nga Departamenti i Shtetit. Deyrë e cila fiton edhe më shumë rëndësi nësë kujtojmë që Donald trump nuk ka përvojë në këto punë.

  • Michael T.Flynn – Ish-drejtor i Agjencisë për Mbrojtje dhe Intelegjencë. /gazetametro.net