Emrat e të dyshuarve për sulmin kundër Zogajt

18.08.2017 22:44
Emrat e të dyshuarve për sulmin kundër Zogajt

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj Sokol Zogajt, drejtorit të Shërbimit Koreektues të Kosovës, ka raportuar Indekaonline.

Insajderi mëson se të arrestuarit janë Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi, Guri Mulolli.

Gjatë aksionit të zhvilluar sot, policia ka konfiskuar automjetin me të cilin dyshohet se është përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.

Aksioni i bastisur është zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë, raporton Insajderi. Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.