Gruaja shtetase amerikane me prejardhje shqiptare është akuzuar për krime të urrejtjes, pasi ka sulmuar dy gra myslimane.
Emirjeta Xhelili është akuzuar për krime të urrejtjes, e cila ka sulmuar dy gra myslimane, ku njëra prej tyre kishte një fëmijë 11 muajsh në krah gjersa ishte duke ecur me shoqen e saj. Kjo ka ndodhur në rrugën Brooklyn, kanë thënë autoritetet amerikane, njofton NBC News.
Rasti ka ndodhur më 8 shtator, rreth mesnatës, ku ajo ka grushtuar në kokë njërën nga gratë, ndërsa tjetrën e ka shtyrë në tokë, duke ia shqyer veshjen e saj.
Xhelili përballet me një numër të akuzave për krim të urrejtjes, duke përfshirë sulmet kërcënuese, e cila rrezikon mirëqenien e një fëmije, kanë thënë autoritetet amerikane./Insajderi.com
Foto: Daily Mail