Një anije që mbante dhjetëra emigrantë afrikanë mbërriti në njërin prej plazheve spanjolle, mu përpara turistëve. Videoja shfaq emigrantët duke kërcyer n" />

Emigrantët afrikan befasojnë plazhet spanjolle

Emigrantët afrikan befasojnë plazhet spanjolle

Një anije që mbante dhjetëra emigrantë afrikanë mbërriti në njërin prej plazheve spanjolle, mu përpara turistëve.

Videoja shfaq emigrantët duke kërcyer nga një anije e zezë e lëkundshme dhe duke u shqepur në plazhe për tu fshehur nga policia, shkruan Insajderi

Kjo ndodhi në Cadiz pjesën jugore të Spanjës, pasi që kaluan ngushticën e Gjibraltarit.

Ky grup afrikanësh arritën të largohen nga plazhi përpara se autoritetet të mbërrinin në vendin e ngjarjes pas ca kohësh.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, njofton Daily Mail.

Incidenti vjen pasi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin paralajmëroi të enjten se Spanja mund të kalojë Greqinë këtë vit në numrin e emigrantëve që vijnë nga deti, duke përdorur anije dhe madje ski-jet.

Sipas shifrave më të fundit të ONM-it për këtë vit, nga 6 gusht afër 8,200 emigrantë kanë arritur në Spanjë .

Kjo është më shumë se trefishi i numrit i cili arriti Spanjën në të njëjtën kohë vitin e kaluar, sipas Joel Millman, zëdhënësit të lartë i ONM-it./Insajderi.com