Emery: Nuk ka përfunduar asgjë me Barcelonën

Emery: Nuk ka përfunduar asgjë me Barcelonën

Katër gola avantazh, por për Barcelonën nuk ka asgjë të pamundur.

Unai Emery, trajneri i Paris SG, ka thënë se në “Camp Nou” do të mbrojë avantazhin 4-0 në 1/8-t e finaleve të Ligës së Kampionëve duke thënë se nuk i zë besë katalanasve.

“Duhet të luajmë pa menduar te rezultati i ndeshje në Paris dhe ta respektojmë Barcelonën si dy javë më parë. Unë kam të njëjtin besim te futbollistët e mi. Duhet të jemi gati të bëjmë gjithçka dhe të dominojmë si kolektiv”, ka thënë Emery.

PSG në takimin e parë si vendas arriti të befasoj Barcelonën duke e mposhtur me rezultat 4:0.

Për këtë takim në dyshim mbetet prania e Angel Di Marias, i cili ka pësuar një lëndim të lehtë por Emery ka thënë se do të vendos para ndeshjes.

“Varet nga ndjesitë. Është e sigurt që vetëm Thiago Motta nuk është gati fizikisht”, ka përfunduar Emery.

Kujtojmë se trajneri spanjoll ka fituar tre herë radhazi Ligën e Evropës me Sevillan./Insajderi.com