Emery flet për penalltitë, thotë se ka marr vendim mes Neymarit dhe Cavanit

Emery flet për penalltitë, thotë se ka marr vendim mes Neymarit dhe Cavanit

Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka folur dhe një herë tjetër për rastin e Neymar dhe Edinson Cavanit, të cilët ishin shtyrë se kush duhet t’i ekzekutojë penalltitë.

Spanjolli tha se tashmë ka folur me dy sulmuesit e skuadrës dhe u ka treguar se çka duhet të bëjnë në raste të tilla.

Ai po ashtu tha se do të ketë mjaft penallti këtë sezon, kështu që të dy do të kenë rastet e tyre për të shënuar.

“Ne kemi shumë lojtarë që mund t’i gjuajnë penalltitë. Nëse shikojmë statistikat, atëherë Cavani dhe Neymar do t’i ndajnë ato. Do të tentojmë të fitojmë shumë penallti dhe ata do të kenë mjaft raste për të shënuar”, tha Emery gjatë konferencës për media.

“Unë kam biseduar me të dy lojtarët dhe u kam treguar se si do të ndodh në fushë kur do të kemi fituar ndonjë penallti”, tha në fund ai.

PSG nesër do të ketë përballje shumë të vështirë, pasi do të pres Bayern Munichun në kuadër të Ligës së Kampionëve.