Arsyetimi i Haradinajt për emërimin e 50 zëvendësministrave

Arsyetimi i Haradinajt për emërimin e 50 zëvendësministrave

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se buxheti për vitin 2018 është buxhet i zhvillimit për rritje ekonomike dhe rritje të pagave. Ai ka arsyetuar edhe numrin e madh të zëvendësministrave, të cilët janë 50 të emëruar në Qeverinë e tij.

Haradinaj ka thënë se nuk ka humbje të mjeteve të buxhetit me këtë numër të zëvendësministrave, për shkak se, sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.

“Është një proces në vazhdim, numri ka mbërri deri në 50 zëvendësministra, si dhe varësisht prej dinamikës, punës edhe temave. Ajo që po bëjmë është se p.sh. rasti i Ministrisë së Financave i ka tre zëvendësministra, por të tretë kanë detyra të deleguara, edhe mundemi me thënë që nuk është para e humbur e buxhetit të Kosovës, për shkak se dinamika është ndryshe nga e kaluara”, deklaroi kryeministri Haradinaj.