Emërimi i asistentes puna e parë e Lladrovcit si kryetar i Drenasit

Emërimi i asistentes puna e parë e Lladrovcit si kryetar i Drenasit

Vizita tek memoriali i “Adem Jasharit” edhe pse ky memorial gjendet në Komunën e Skenderajt ka qenë një nga punët e para që Ramiz Lladrovci, thotë të ketë bërë me t’u zgjedhur kryetar i Drenasit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në këtë komunë, muajin e kaluar.

Homazhet tek varret tjera sikurse ai i dëshmorit Rasim Kiçina dhe takime me familjarë të dëshmorëve kanë përbërë agjendën e ditëve të para të Lladrovcit si kryetar komune.

E puna e parë që lidhet direkt me postin dhe përgjegjësin e Lladrovcit, është emërimi i asistentes së tij.

“Kam publikuar në medie çdo aktivitet, sipas premtimit, kam vizituar Memorialin e Jasharajve, varrin e Rasim Kiçinës, kam pritur familjarët e dëshmorëve. Normalisht, kam emëruar asistenten, kam kërkuar zyrën e juristit të komunës, auditorin dhe avokatin e komunës. Takimet me stafin ishin të prera se ky është një fillim i ri për ta dhe komunën, besoj ta marrin të gjithë këtë seriozisht”, ka thënë Lladrovci për gazetën “Fjala”.

Lladrovci erdhi në krye të Drenasit pas fitores në ballotazh kundër kandidatit të NISMA-s Isa Xhemajlaj. Megjithatë kjo fitore ishte përcjellë me një debat mbi lëkundjen e bastionit të partisë së tij, PDK në Drenas, aty ku në secilën parë zgjedhje kanë dalë fitues me mbi 60 për qind të votave./Insajderi.com