Emergjenca pranon instrumente kirurgjikale nga amerikanët

03.08.2017 09:06
Emergjenca pranon instrumente kirurgjikale nga amerikanët

Zyra amerikane për Koordinim të Mbrojtjes në Kosovë i ka dhuruar instrumente kirurgjikale Qendrës Emergjente të QKUK-së.

Vlera e tyre shkon deri në 51 mijë dollarë ku janë rreth 1 mijë e 910 instrumente.

Ky donacion përmban 24 lloje të instrumenteve kirurgjikale që do të përdoren në dhomat e kirurgjisë së Qendrës Emergjente.