Elvana në përgatitje të albumit në anglisht

Elvana në përgatitje të albumit në anglisht

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata përmes fotove të postuar në Instagram, ka treguar copëza nga projektet që pritet të sjellë për publikun jo vetëm shqiptar por edhe atë amerikanë.

Elvana Gjata është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po bën përpjekjet për t’u futur në tregun ndërkombëtar.

Ajo në këtë projekt të ri që po realizon po bashkëpunon me fotografen e njohur Sasha Samsonkva.

Misterin e ka zbuluar një nga bashkëpunëtoret e Elvanës në këtë projekt, artistja e grimit Kathy Jeung, e cila ka ripostuar në Instagramin e saj foton e Elvanës dhe nën të shkruan atë të cilën të gjithë po prisnim. “Elvana po përgatit albumin e saj të parë në anglisht”.