Elton John, takim dhe puthje me Conchita Wurst

Elton John, takim dhe puthje me Conchita Wurst

 

Këngëtari Elton John dhe Conchita Wurst u takuan mbrëmjen e martë në Vjenë. Mes tyre pati përqafime dhe puthje plot afërsi, madje edhe një në buzë.

Gjithë ata që ishin gati të betoheshin se Elton John i cili prej vitesh ka deklaruar prirjet e tij homoseksuale, do të largohej nga skena, mund të jenë të qetë, pasi nuk duket në horizont një gjë e tillë, ashtu siç u përfol prej kohësh.

Këngëtarja trasgjinore Conchita Wurst, e cila fitoi festivalin europian të këngës Eurovision 2014, tërheq vëmendjen mbi vete sa herë që shfaqet.

Por kësaj radhë takimi me Elton John i cili gjithashtu është homoseksual, bëri më shumë bujë, e sidomos puthjet mes tyre.