Elina Duni me koncert bamirësie në Prishtinë

21.09.2016 09:04
Elina Duni me koncert bamirësie në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elina Duni këtë javë do të këndojë në Prishtinë.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në facebook, ajo ka lajmëruar se me 23 shtator do të jetë në Prishtinë.

Xhaz kompozitorja shqiptaro-zvicerane është mysafire e veçantë në Gala mbrëmjen e Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim “The Night of The Rising Stars”, ka njoftuar KultPlus.

Ky aktivitet do të jetë me qëllim bamirës për të përkrahur të rinjtë e talentuar kosovarë përmes bursës për programe master të Këshillit Amerikan për Arsim Ndërkombëtar KAEF. /Insajderi.com