Eliminohet Djokovic

Eliminohet Djokovic

Tenisti serb Novak Djokovic është eliminuar nga Australian Open, pasi u mposht befasisht nga koreani Hyeon Chung.

Chung, tenisti 21 vjeçar, i ranguar në vendin e 58-të në botë, luajti meçin më të mirë të karrierës së tij dhe shënoi fitore me rezultat 3 me 0 , në sete: 7:6, 7:5, 7:6.

Për tenistin korean, i cili në rundin e tretë kishte eliminuar gjermanin Alexander Zverev, klasifikimi në çerekfinale të Australian Open, është arritja më e madhe në karrierën profesioniste, raporton Insajderi.

Djokovic ndërkaq, në Melbourne kishte shkuar me shpresën që të fitojë këtë turne për herë të shtatë në karrierë, shifër që do të paraqiste rekord të turneut.

Chung në çerekfinale do të takohet me amerikanin Tennys Sandgreem, i cili po ashtu bëri befasi duke eliminuar austriakun e favorizuar Dominic Thiem pas pesë seteve: 6:2, 4:6, 7:6, 6:7 dhe 6:3.

Zvicerani Roger Federer, po ashtu është plasuar në çerekifnale pas fitores ndaj hungarezit Fucsovics dhe në çerekfinale do të takohet me çekum Tomas Berdych, i cili eliminoi italianin Fabio Fognini.

Në çerekfinalet tjera tek meshkujt takohen Rafael Nadal me Marin Cilic dhe Grigor Dimitrov me Kyle Edmund. /Insajderi.com