Elia Zaharia kallëzim penal ndaj 25 vjeçares së fiksuar pas Princ Lekës

Elia Zaharia kallëzim penal ndaj 25 vjeçares së fiksuar pas Princ Lekës

Princesha Elia Zaharia ka bërë kallëzim penal ndaj një 25 vjeçare e cila i kishte shprehur dashurinë burrit të saj, princit Lega Zogu.

Fitore Bekteshi me shtetësi maqedonase dhe amerikane, e cila banon në Tiranë kishte përndjekur për muaj me radhë çiftin e ri të familjes mbretërore. Ajo u është ngjitur atyre gjatë aktivitetit të përditshëm, duke i ndjekur në çdo organizim ku merrnin pjesë, në jetën profesionale apo edhe në daljet e tyre private në bare apo restorante në kryeqytet, shkruan gazeta “Panorama”.

Vajza 25 vjeçare ka guxuar të futet edhe në oborrin e banesës së familjes Zogu, e cila nuk ka kursyer deklaratat e dashurisë me zë të lartë për Lekën në ambiente publike si dhe ka kërcënuar Elia Zaharian në sy se do ta përcillte.

Fiksimi i 25 ­vjeçares dhe veprimet e saj e kanë detyruar aktoren Zaharia, që të ngrit kallëzim penal ndaj saj. E cila pas hetimit është dërguar  në “arrest shtëpie”.

Fitore Bekteshi ka pranuar se ka ndjekur Leka Zogun duke thënë: “Doja ta shikoja Lekën, pasi ai për mua ishte një diell më tepër, dielli vetë”.

Sipas vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, e pandehura Bekteshi ka shpërfillur edhe masën e sigurisë të “arrestit shtëpiak” për të qenë e pranishme në ceremoninë e dasmës së çiftit mbretëror në tetor 2016.