El Shaarawy afër Romës

El Shaarawy afër Romës

Sulmuesi në pronësi të Milanit por që së fundmi ishte i huazuar në Francë, Stephan El Shaarawy, është shumë afër transferimit tek Roma, njofton “Sky Sport”, raporton Insajderi.

Italiani, është marrë vesh me skuadrën romake për detajet e kontratës. Tashmë mbetet të mësohet vetëm formula e transferimit, e cila thuhet të jetë huazim më te drejtë blerje.

‘Faraoni’ nuk po kalon një moment të mirë këtë edicion, teksa s’ka arritur të tregoj cilësitë e tij te skuadra e Monakos, tani ai po kërkon rikthimin e ‘lavdisë’ së munguar ne Francë, duke u kthyer në vendin ku u bë i famshëm, në apenine.