Ekzistojnë “misitni” edhe për gorilla

Ekzistojnë “misitni” edhe për gorilla

Baraka, një gorillë e rënd 400 paund (182 kg), nuk mundi ta largojë shikimin nga dyvjeçarja Calaye kur ajo arriti në kopshtin zoologjik nacional në Uashington. Ai tashmë i kishte dy femra në familjen e vet, por “ai e kishte Calaya’n shumë për zemër”. Ndihmësi në kopshtin zoologjik Becky Malinsky deklaroi: “Ajo ishte në karantinë 30 ditë por ai mund ta shihte. Ai dëshironte ta shikojë atë gjatë gjithë ditës. Ata ishin dashuruar prej fillimit”.

Për një orë sa ishin të lejuar të jenë në dhomën e njëjtë, ata u lidhën. Takimi nuk ishte i rastësishëm. Kanë kaluar vite pune për të arritur rezultate të algoritmit të çiftëzimit të gorillave i cili është më i qëndrueshëm se takimet nëpër ueb faqe për njerëzit. Ky është pa dyshim më i detajuar.

Faqja e takimeve për gorilla tani është kyçe për mbijetesën e llojeve të cilat tani edhe zyrtarisht konsiderohen të rrezikuar. Gjatë dy dekadave të kaluara, rreth 60 dhe 70 për qind të gorillave të  ultësirave perëndimore janë zhdukur. Llogaritet se epidemia e ebolës ka vrarë rreth një të tretën e popullatës – dhjetëra  mijëra – nëpër vende të egra. Në Kongo është rrezik i madh për ta sepse njerëzit i gjuajnë gorillat për trofe. Përkundër ligjeve kundër gjuetisë pa leje, mijëra gorilla vriten çdo vit, edhe pse janë të mbrojtur nëpër rezervate dhe parqe nacionale, për arsye të burimeve të kufizuara. Rritja e prerjeve të drunjve dhe plantazhet palmës për vaj gjithnjë e më tepër po shkatërrojnë vendbanimet e tyre natyrore.

Algoritmi fillestar u zhvillua kah fundi i viteve të nëntëdhjeta si pjesë e planit të mbijetesës së llojeve të veçanta të gorillave, të cilin e ka iniciuar shoqata e kopshteve zoologjike dhe akuariumeve me seli në Uashington. Prej atëherë ai është përmirësuar rregullisht. Llogaritjet bazohen në moshë, eksperiencë, aftësi të socializmit, linjë gjenetike dhe sidomos në kiminë personale.

“Këtu ka shumë shkencë dhe shumë personalitet” ka thënë Kristen Lukas, udhëheqësja e planit të mbijetesës së gorillave dhe drejtor për konverzim dhe shkencë në Cleveland Metroparks Zoo. Zoologët e dinë kur kjo funksionon. “Gorilla mund të krijojë vokalizimin grykor të dashurisë i cili do t’ju turpërojë” ka thënë ajo.

Baraka dhe Calaya ishin përputhje e mirë sepse ai është i vëmendshëm për kopenë e vet, ai është i pari i familjes së gorillave. Ajo është e sigurt, e çuditshme dhe kreative, ka thënë Malinsky, kustos në kopshtin zoologjik nacional. Derisa i shikonim gorillat në shtëpitë e mëdha të majmunëve në kopshtin zoologjik, Calaya ishte e shtrirë në shpinë në maje të gypit të hollë i cili zgjatej lartë nëpër degë të pemëve. Është e rëndë rreth 150 paund (68 kg) dhe shtrihej në gypin e hollë vetëm disa centimetra. “Ajo është profesioniste në balancim”, ka thënë Malinsky. Calaya nuk ka qejf të ecë nëpër tokë, kështu që kopshti zoologjik ia ka shtruar tokën me kuti kartoni në mënyrë që ajo të ulet dhe të vazhdojë më tutje. Sidomos është e aftë në krijimin e mbulesave, aq sa mund të mbledhë për strofullin e saj (gorillat i mbarojnë çdo ditë tjerë). Derisa Calaya flinte në gypin e lartë, Baraka çdo disa minuta ecte me zhdërvjelltësinë e tij muskulor rreth atij vendi, për ta kontrolluar Calaya’n dhe pjesën tjetër të kopesë së tij. Ai gjithashtu e kishte vëmendjen në dy gorilla beqarë nga fqinjësia.

Një prej çiftëzimeve më  të mira është kur gjenet e bashkëshortëve janë më të rralla, kështu që pasardhësit e tyre do të pasurojnë diversitetin e gorillave. Gorillat me gjene të zakonshme japin rezultate më të ulëta – dhe plani i mbijetesës mund të rekomandojë që ata kurrë mos të shumohen. Femrat megjithëse ende mund të krijojnë familje, ato shpesh janë nën hapa për kontroll të familjes, në mënyrë që të pengohen të kenë bebe, ka thënë Lukas. Këshilli i njerëzve, i cili i ka dalë nga më shumë se pesëdhjetë  kopshte zoologjike të Amerikës Veriore, e ka “librin e studimit” në faqet shkencore me të dhëna dhe karakteristika personale për çdo gorillë.

Baraka dhe Calaya kanë fituar në një plan të mbijetesës. Dy femra tjera në haremin e Barak’u, Mandari dhe Kibibiju, tani nuk rekomandohen për mbarështim. Mandara tashmë i ka gjashtë bebe, ajo tani është nën kontroll të lindjes, e cila është e larguar dhe ushqehet çdo mëngjes  me kos apo banane (kopshti zoologjik St. Louis e udhëheqë një qendër për kontroll të reproduktim me kontracepsion  për gjithë kopshtet zoologjike të Amerikës Veriore), Kibibi, gruaja e tretë, nëntë vjeçe, mund t’i tejkalojë pesë gorilla tjera të kopshtit zoologjik nacional në teste të hulumtimeve konjitive. Por as Baraka’s nuk do t’i lejohet ta mbarësojë. Ata janë përputhje e keqe gjenetike.

Në vendet e egra dhe në robëri, shumica e gorillave meshkuj nuk ka familje dhe nuk shtohen. Gorillat janë lloj që jetojnë në poligami. Treshi zakonisht përbëhet prej një mashkulli të rritur të argjendtë, i emëruar kështu për shkak të flokëve të dendur të argjendtë që shkojnë prej kokës konike, nëpër shpinë të gjerë deri te kukat e ngushtë, me dy deri në katër femra. Jetojnë me pasardhësit e tyre derisa të vegjlit rriten mjaftë për ta braktisur grupin e vet. Mirëpo, për shkak të strukturës shoqërore, dy të tretat e gorillave meshkuj nuk kanë të afërm, pasi meshkujt më dominues i mbajnë larg grave të veta.

“Ata kurrë nuk kanë shans, ata janë vetëm numër”, ka thënë Malinski. “Nuk ka mjaftë femra”. Meshkujt përfundojnë nëpër grupe të beqarëve të cilët jetojnë si kope heteroseksuale. Pra, plani i mbijetesës së gorillave gjithashtu e përdorë algoritmin për krahasimin e meshkujve, për të cilët biologët shpresojnë se do të bëhen bashkudhëtarë të mirë. “Përshtypja e parë është gjithmonë më i mirë për gorillën individual”, ka thënë Lukas.

Në kopshtin zoologjik në Klivlend, me vite kanë jetuar dy meshkuj të cilët kanë jetuar bashkë në familje dyshe. Mokolo ishte tipi A i cili çdo ditë tregonte dominimin. Bebac ishte më e tërhequr tipi B i cili i ishte dorëzuar shokut të dhomës së vet”, ka thënë Malinski. Kur vitin e kaluar Bebac vdiq, kopshti zoologjik kërkoi bashkudhëtarë të ri për Mokolo nëpërmes të librit të studimit. Ai e identifikoi Fredrik’ën, një gorillë të pjekur, me vetëbesim e cila jetonte në kopshtin zoologjik në Miami, dhe Kebi Moya, një femër e cila kishte jetuar gjatë në kope të mëdha në kopshtin zoologjik në Colubmus, Ohio. Në shtator të dytë arritën në Clevland të bashkohen me Mokolo.

“Nuk deshëm t’i shumojmë. Frederika ishte shumë e vjetër dhe Kebi kishte probleme shëndetësore”, ka thënë Lukas. Mokolo gjithashtu vuan nga sëmundja e zemrës. “Vetëm deshëm që t’u ofrojmë shoqëri”.

Mirëpo, Mokolo më shumë se dy dekada nuk ishte as afër ndonjë femre. Dy femrat menjëherë u lidhën. “Ishin shumë të mirë. Kanë vepruar mirë”, përkujton Lukas. Por ishte i brengosur se çfarë do të bëj Mokolo. Meshkujt janë gati dy herë më të gjatë se femrat, ata kanë dhëmbë të mëdhenj me të cilët mund të lëndojnë seriozisht.

“Kurrë nuk do ta harrojë se si dukej”, ka thënë Lukas. “Mokolo mundi t’i ndiejë. Papritmas u shtang. Ishte nervozizëm e përzier me bukurinë. “Shpresoj se do t’i impresionojë këto dama”, mendonte. Përpiqej të paraqitet sa më i madh që është e mundur, por sytë i shkonin andej këndej. “O, Zot. Çfarë të bëjë tani?” “Keni mundur ta ndieni eksperiencën të cilën Frederika e solli. Ajo dinte si të përgjigjej. Nëse je shumë afër, ajo do të ulurisë. Për Kebi, kjo ishte hera e parë me një burrë. Me kohë u bënë gjithnjë e më të bashkuar, Mokolo çiftëzohej me dy gra, por jo për mbarsim.

“Gjithçka ishte planifikuar që t’i ofrohet shoqëri”, sqaron Lukas. “Djali ishte aq i mësuar me shokun e tij”.

A e kuptojnë gorillat lidhjet e dashurisë? “Shumica prej nesh mund të tregojnë mbi lidhjet shumë të veçanta”, përkujton Lukas. Në një takim, Frederika dhe Mokolo kishin marrëdhënie seksuale fytyrë për fytyrë, gjë që është e rrallë në llojet jonjerëzore. “Në një moment ajo u përkul dhe i vendosi buzët në gjoks e më pas ajo e kreu dhe e përfundoi”, thotë ajo. “A ishte kjo puthje? Me siguri jo. Kur jeni shkencëtar duhet t’i vëzhgoni. Por gjithqysh ishte një lloj butësie.

Atraksioni momental në mes të Calaya dhe Baraka ka ngecur. Pasi arriti në Uashington në vitin 2015, ajo mbahej nën kontroll të lindjes deri në vitin e kaluar kur ajo u përshtatë me të gjithë anëtarët e kopesë. Pasi iu ndërprenë hapat ajo së shpejti mbeti shtatzënë. Calaya dhe Baraka presin beben muajin e ardhshëm./Insajderi.com.