Ekzekutohet 41-vjeçari pasi përdhunoi 3-vjeçaren

Ekzekutohet 41-vjeçari pasi përdhunoi 3-vjeçaren

Një burrë në Jemen është ekzekutuar në publik pasi ka përdhunuar dhe ka vrarë një vajzë trevjeçare.

Muhammed al-Maghrabi u qëllua për vdekje me një pushkë në kryeqytetin Sanaa, ndërsa qindra njerëz kanë shikuar ekzekutimin e tij, shkruan “The Independent”.

Disa nga ata që u mblodhën në shesh u fotografuan dhe filmuan skenën në telefonat e tyre celularë.

Fotot tregojnë 41-vjeçarin të shtrirë në tokë në një qilim, pasi një oficer i policisë mban një armë AK47 mbi shpinën e tij ku më pas hap zjarr mbi të.

Imazhet e skenës gjithashtu tregojnë turma të mëdha të mbledhur për të parë ekzekutimin në sheshin kryesor të qytetit dhe shumë njerëz pas kamionit të policisë që mbanin trupin e vdekur të Al-Maghrabi pas ekzekutimit të tij.

Televizionet  kanë transmetuar dënimin e tij në të gjithë vendin.

Sipas Departamentit të Shtetit Në Jemen, ligji i Sheriatit është burimi i gjithë legjislacionit

Sipas ligjit të Sheriatit, vrasja dënohet me dënimin me vdekje, edhe pse ligji nuk përcakton se si duhet të kryhet dënimi. /Insajderi.com