Ekstradohet në Rusi prifti ortodoks që akuzohet për pedofili

Një prift ortodoks rus, i akuzuar për ngacmim seksual të të miturve është ekstraduar nga Izraeli për në Rusi, pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi.

Ekstradohet në Rusi prifti ortodoks që akuzohet për pedofili

Zëdhënësi i Prokurorisë ka thënë se rastin ndaj Gleb Grozovsky, po e hetojnë një ekip në Shën Petersburg, shkruan rel.

Grozovsky po akuzohet për ngacmimin e disa fëmijëve nën moshën 14 vjeçare. Ngacmimet thuhet se kanë ndodhur në një kamp për fëmijë ortodoks, në ishullin Kovents të Rusisë, në verën e vitit 2011.

Hetuesit thonë se veprime të ngjashme, ky prift kishte kryer edhe në një kamp veror të fëmijëve në Greqi në vitin 2013.