“Ekstazia e Donald Trump” në Gjermani

“Ekstazia e Donald Trump” në Gjermani

Donald Trump duket se është fytyra e preferuar e tregtarëve të drogës në Gjermani pasi që policia konfiskoi mijëra pilula të ekstazisë në formën e presidentit të Amerikës.

Policët në qytetin veriperëndimor të Osnabruckut gjetën përafërsisht 5.000 pilula portokalli, në fytyrë Trump, me një sasi parash të paspecifikuar.

Pilulat thuhet se u gjetën në një makinë të drejtuar nga një burrë 51-vjeçar, i cili hipi me djalin e tij 17-vjeçar.

Pilula – që paraqet edhe frizuren e Trumpit dhe emrin i tij në anën e pasme – kanë vlerë rruge rreth 46 mijë dollar, njofton TMZ.

Babai dhe djali u futën prapa grilave ndërsa makina u kontrollua./Insajderi.com