Eksportuesi më i madh i çokollatave

Eksportuesi më i madh i çokollatave

Edhe pse njihet si një vend i prodhimit të madh të çokollatave, Zvicra nuk është në vendin e parë në botë, sa i përket eksportimit të çokollatave, shkruan ‘Telegraph.co.uk’.

Kjo faqe ka publikuar listën e dhjetëve vendeve që eksportojnë çokollata për vitin, derisa në top 10 mungojnë Meksika, Rusia, Spanja, Austria dhe Turqia, përcjell albinfo.ch.

Zvicra ndodhet befasisht në vendin e dhjetë, me 802.2 milionë dollarë për vitin 2016. Zvicra është edhe shtëpia e “Nestle” dhe “Lindt”.

Para Zvicrës janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanada, Polonia, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e pestë, kurse Italia e katërta.

Në vendin e tretë është Holanda, ndërsa e dyta Belgjika me 2.9 miliardë dollarë, kurse ndoshta për shumëkënd befasi, Gjermania është e para me 4.5 miliardë dollarë të eksportuara për vitin e kaluar.