Eksportet shqiptare ‘udhëtojnë’ përmes detit

Eksportet shqiptare ‘udhëtojnë’ përmes detit

Rreth 63 % e mallrave të Shqipërisë të eksportuara drejt tregjeve ndërkombëtare ‘udhëtojnë’ përmes detit.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, gjatë dhjetëmujorit 2017, mallrat e eksportuara me det zënë 62.9%, me rrugë 35.9% dhe me ajër 0.5%.

Në këtë periudhë, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.372 mijë ton, duke u rritur me 9.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, transmeton atsh.

Porti i Durrësit zë 91.3%, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet gjatë periudhës janar –tetor 2017.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, 93% e mineraleve dhe metaleve që eksportohen nga Shqipëria transportohen përmes detit. Po ashtu, sipas INSTAT, edhe treçereku i tekstileve eksportohen përmes detit.