Janusz B" />
Artikull i sponsorizuar

Eksperti amerikan Bugajski foli në Kosovë për ndikimin rus në ballkan

Eksperti amerikan Bugajski foli në Kosovë për ndikimin rus në ballkan

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Janusz Bugajski, gjatë një vizite në Kosovë ka mbajtur një ligjeratë publike të organizuar enkas për të nga Institucioni i Arsimit të Lartë në Kosovë, Kolegji Universum, ligjeratë kjo e cila ishte e hapur për të gjithë të interesuarit.

Bugajski foli për “Ndikimin e Rusisë në botë dhe regjionin Ballkanik”.

“Gjatë kësaj ligjërate mjaft atraktive, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth asaj se çfarë roli ndikues ka Rusia në vendimet e marrura sikurse në botë ashtu edhe në regjionin Ballkanik, qofshin ato vendime politike, ekonomike apo sociale, e këtë duke e parë nga pikëpamja e një eksperti të kësaj fushe”, thuhet në njoftimin e kolegji Universum.

Janusz Bugajski është anëtar i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC dhe organizator i “Bugajski Hour” dhe “Bugajski Time”, shfaqje televizive, të transmetuara në Ballkan.

Ai është ish-drejtor i Programit të Ri të Demokracisë Evropiane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Bugajski ka shkruar 20 libra mbi Evropën, Rusinë dhe marrëdhëniet transatlantike dhe është një kolumnist për disa media.

Në vitin 1998, ai mori një Çmim të Shquar të Shërbimit Publik nga U.S. Department of State, USAID, USIA dhe Agjencia e Kontrollit të Armëve dhe Çarmatimit, në njohjen e kontributit të tij në çështjet ndërkombëtare.

Kolegji Universum, vazhdimisht organizon ligjerata të tilla të cilat kanë për qëllim pikësëpari edukimin e studentëve, e kjo nga të dëgjuarit e përvojave të shumta jetësore dhe profesionale të njerëzve më ndikues në shoqërinë tonë.