Ekspertët ngrejnë alarmin: Kosova po zbrazet

Ekspertët ngrejnë alarmin: Kosova po zbrazet

Trendët demografike të popullsisë në Kosovë do të shënojnë një bilanc negativ deri në vitin 2061. Kështu thuhet nga raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës e cila në bashkëpunim me UNFPA-në parashikon rënie të popullsisë në vitin 2061.

Por ekspert të demografisë dhe ekonomistë ndajnë mendime të ndryshme për sa i përket statistikave të popullatës dhe shkaqeve të rënies eventuale të numrit të popullsisë, raporton Kosova.info.

Për Prof. Dr. Rifat Blaku, profesor universitar i ekonomisë dhe demograf, ky  raport është i diskutueshëm i cili sipas mendimit të tij mund t’i nënshtrohet një korrigjimi profesional shkencor sepse nuk përkon me realitetin kompleks demografik.

“Është e vërtet se numri i lindjeve edhe në Kosovë ka filluar që disa dekada të bije gradualisht, bile po të krahasohet maksimumi i numrit të lindjeve në vitin 88, afro 56 mijë të lindur gjallë, ndërsa këto 2-3 vitet e fundit ka rënë në rreth 28 mijë, që d.m.th. është përgjysmuar. Por në këtë numër llogaritet vetëm popullsia rezidente në Kosovë, por meqenëse në migracion kemi rreth 700 mijë kosovarë, atëherë numri i fëmijëve të lindur në emigracion e zbut këtë rënie drastike të lindjeve të gjalla të fëmijëve”, tha Blaku.

Ky proces kompleks i zhvillimit demografik, në gjykimin e tij, duhet të analizohet shumë në mënyrë profesionale, nga aspekti ekonomik, material, social, kulturor, arsimor, shëndetësor, shkalla e urbanizmit, e punësimit në përgjithësi e femrës në veçanti, faktori psikologjik, faktori i migracionit.

“Këto janë edhe determinuese përcaktueset imediate që ushtrojnë ndikim direkt ose imediat në normat e shtimit të popullsisë. Pra popullsia e Kosovës po kalon në një fazë normale të pjekurisë demografike, por jo me rënie e zvogëlime çfarë na jepet në këtë raport, sepse numri i popullsisë do të jete me i madh sesa që është dhënë në raport”, tha dr. Blaku.

Në vitin 1962 gusht lindi i 1 milionti kosovar. Me normat e shtimit që kishte Kosova popullsia duhej të dyfishohej çdo 30 vjet, prandaj në qoftë se, në 62 ka qenë i 1 milionti, në 93 ka lind i 2 milionti, por është shqetësues numri i madh në migracion, prandaj del edhe numri i vogël i popullatës rezident, sepse 1.7 janë në Kosovë, e 800 mijë në diasporë.

“Popullsia e Kosovës ka vitalitetin biodinamikës ma vital në Evropë dhe paraqet resursin ma të madh kombëtar dhe është koha që Republika e Kosovës të mendoj për krijimin dhe hartimin e politikës popullative dhe asaj të migracionit në mënyrë që të ruhet substanca demografike dhe rinimi demografik sepse potenciali demografik dhe energjia e rinisë së Kosovës është një energji e pashfrytëzuar për shkak të mundësisë së papunësisë. Prandaj projeksionet e dhëna janë të diskutueshme sepse nuk do të ketë rënie siç është paraqitë, por më graduale, por me një politikë do të stimulohen të rinjtë për martesë dhe lehonia do të paguhet më dinjitoze dhe të rritet punësimi me çka do të ruhet bërthama e popullsisë së Kosovës”.

Ndërsa ekonomisti Agim Shahini, kryetar i AKB vlerëson shumë keq uljen e natalitetit në Kosovë, e kjo është pasojë e planifikimit të familjes dhe % më e madhe vjen si kriza për mbijetesë dhe rritja e standardit jetësor.

“Kurse në anën tjetër papunësia dhe varfëria i shtyn lëvizjen e popullatës drejt migracioni për të gjet një jetë më të mirë deri sa në vendet e perëndimit për një kokë gjedhi jepet në ditë deri në 15 eu subvencione, ndërsa në Kosovë mbi 20% te popullatës jetojnë me më pak se 2 euro në ditë…dhe këta duhen të lëvizin jo që kanë ndonjë dëshirë të madhe për të ikur nga Kosova, por për të mbijetua për ekzistencë”, tha ai.

Edhe Andrew Russell, koordinator për zhvillim dhe përfaqësues i UNFPA-së në Kosovë, tha se për ndalimin e migrimit të të rinjve jashtë Kosovës duhet të ofrojmë reforma dhe përparime në përmirësimin e jetës së tyre.

“Në Kosovë duhet të jemi të informuar në termin se si popullata e formësoni botë në të cilën jetojmë. Njerëzit dhe të rinjtë po shkojnë me autobusë dhe po mundohem me u largu nga Kosova dhe jam i gëzuar që po kthehen, kemi një mundësi të investojmë në arsim për këta persona edhe edukime predosiknal, që të punojmë që ata të rriten në një ambient të mirë dhe të jetojnë në një ambient ku nuk vuajnë nga të metat e ambientit”.

a