Eklipsi i madh amerikan, fillim i apokalipsit?

Eklipsi i madh amerikan, fillim i apokalipsit?

Teoricienët e konspiracionit në mbarë botën po pohojnë se një planet do të përplaset me Tokën këtë shtator – dhe se eklipsimi total i diellit sinjalizon fillimin e apokalipsit.

 

David Meade, autor i librit ‘Planet X – Arritja e 2017-ës’, pohon se planeti Nibiru (i njohur edhe si Planeti X) do të përplaset në tokë më 23 shtator 2017.

 

Megjithëse shkencëtarët e mohojnë ekzistencën e planetit, Meade është i bindur se ai ka të drejtë pasi ka gjetur pasazhe biblike për të mbështetur pretendimet e tij.

 

Më parë këtë vit Meade pohoi se Nibiru do të rrëzohet në Tokë në tetor, megjithatë ai tani e ka zhvendosur datën disa javë më herët.

 

Eklipsi i madh amerikan – eklipsimi i përgjithshëm diellor i cili do të mbulojë pjesë të Shteteve të Bashkuara në errësirë të plotë më 21 gusht – tani me sa duket tregon mbërritjen e planetit.