Ekipi i radhës që e siguron pjesëmarrjen në botëror

Ekipi i radhës që e siguron pjesëmarrjen në botëror

Australia e ka siguruar kualifikimin për Kupë të Botës pas fitores që e shënoi sot ndaj Hondurasit me rezultat 3-1.

Kapiteni Mile Jedinak u përkujdes që ta çojë vendin e vet në Botërorin Rusia 2018 duke i shënuar të tri golat në ndeshjen e dytë të fazës “play-off” për Kupë të Botës.

Ndeshja e parë në San Pedro përfundoi pa gola mes këtyre dy skuadrave.

Kjo është hera e katërt më radhë që Australia merr pjesë në Kupë të Botës./Express/