Egjiptiani për ‘inat’ të gruas vret vajzën e tij 7-vjeçare në Gjermani

Egjiptiani për ‘inat’ të gruas vret vajzën e tij 7-vjeçare në Gjermani

Krimet e personave që vijnë nga vendet e lindjes, në perëndim, duket se nuk kanë të ndalur.

Një krim të madh, e ka bërë edhe një egjiptian 32-vjeçar, me qëndrim në qytetin Düsseldorf, të Gjermanisë, përcjell Insajderi.

Xhelozia e tij ndaj gruas, ka shtyrë egjiptianin 32-vjeçar Ahmed F, që ta vrasë vajzën e tij 7-vjeçare, të quajtur, Sara.

Policia gjermane, ka thënë se dyshohet se motivi i vrasjes së 7- vjeçares nga babai i tij ka qenë xhelozia që ai e ka pasur ndaj gruas së tij gjermane, Katherina.

Ata të dy kishin pasur probleme martesore, gjë që dyshohet se ka shtyrë egjiptianin, që t’ia marrë jetën vajzës së tij, në shenjë hakmarrje ndaj gruas.

Gjermanja Katharina F., ka rrëfyer rastin në Policinë e Dusseldorfit, teksa ka thënë se mbrëmë ( e enjte), ajo kishte qenë në punë, derisa kishte komunikuar me bashkëshortin e saj përmes telefonit.

Ajo ka thënë se burri i saj egjiptian, ishte ngritur me të, për shkak të xhelozisë, derisa kjo i kishte thënë se ka vendosur që përfundimisht të ndahen.

Ajo ka shtuar se në momentin kur kjo ia ka përmendur burrit të saj ndarjen, ai ka filluar që të bërtas duke e kërcënuar me vrasjen e së bijës, dhe kështu ka ndodhur. Egjiptiani mbrëmë rreth orës 23:35, e kishte vrarë vajzën e tij 7-vjeçare, në shenjë hakmarrje ndaj gruas. Policia gjermane, kishte mbërritur në vendngjarje pas orës 00:00, duke e hetuar rastin. Policia ka publikuar edhe një armë zjarri, që ësht gjetur në vendin e krimit, dhe që dyshohet se me atë është kryer vrasja.

Egjiptiani tashmë është arrestuar dhe kanë filluar masat policore ndaj tij. Ahmed F, kishte shkuar nga Egjipti në Gjermani, në vitin 2010, teksa ishte martuar me gjermanen Ktherinë. Ata të dy, kishin lindur vajzën e saj në vitin 2011./Insajderi.com

Lajmin e plotë dhe videon e Gazetës Gjermane, Bild, mund t’i shihni duke klikuar KËTU: