Egjipti fajëson ISIS-in për vrasjen e mbi 300 njerëzve në xhami

Egjipti fajëson ISIS-in për vrasjen e mbi 300 njerëzve në xhami

Zyra e prokurorit publik në Egjipt ka thënë se personat që vranë më shumë se 300 persona në një xhami në Sinain verior, po mbanin flamurin e Shtetit Islamik.

Kjo zyrë ka bërë të ditur se 25 deri në 30 persona kryen sulmin në xhami. Ata fillimisht e rrethuan atë, bllokuan dyert dhe dritaret para se të hapnin zjarr ndaj tyre.

“Ishin 25 deri në 30 sulmues, që mbanin flamurin e Daeshit dhe u pozicionuan nëpër dyer dhe dritare të xhamisë me pushkë automatike”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.