Ndonëse shumica prej tyre në atë kohë mësonin në k" />

Edona Llalloshi, Memli Krasniqi, Arta Dobroshi kremtojnë 20 vjetorin e maturës

Edona Llalloshi, Memli Krasniqi, Arta Dobroshi kremtojnë 20 vjetorin e maturës

Gjeneratat e viteve të para luftës janë tashmë shumica prej tyre emra të njohur dhe të afirmuar në fusha të ndryshme.

Ndonëse shumica prej tyre në atë kohë mësonin në kushte të vështira, ata ia dolën që të jenë të suksesshëm në profesionin e tyre.

Së fundmi, gjeneratat e vitit 1998 kremtuan 20 vjetorin e maturës në një mbrëmje të madhe të organizuar në Prishtinë.

Kjo gjeneratë përfshinte emra të njohur si këngëtarja Edona Llalloshi, deputeti dhe ish-reperi Memli Krasniqi, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, e shumë të tjerë.

Aktorja me famë ndërkombëtare, Arta Dobroshi, ishte gjithashtu pjesë e kësaj gjenerate dhe prezente në këtë mbrëmje.

Këngëtarja Llalloshi ishte ajo e cila ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga mbrëmja e paharrueshme që ajo dhe miqtë e saj kaluan së bashku.

Ajo nuk ka hezituar të këndojë për ta hitin e famshëm “Simpatia”, këngë e viteve 98′, e cila edhe sot kujtohet dhe pëlqehet shumë nga publiku.

20 vjetori i maturës përfshiu shkollat e mesme si: ajo e muzikës “Prenk Jakova”, “Xhevdet Doda”, “Ali Sokoli” e “28 nëntori”.