Edi Rama tregon se a ka pasur tentativa për sulme terroriste në Shqipëri

Edi Rama tregon se a ka pasur tentativa për sulme terroriste në Shqipëri

Siguria e brendshme e Shqipërisë mund të ketë qenë e kërcënuar dhe jo të pakta kanë qenë sinjalet për sulme të mundshme terroriste.

Lidhja bëhet me faktin se në Shqipëri strehone muxhahedinët, por ka patur gjithashtu dhe deklarata si ajo e Ministrit të Brendshëm Xhafaj, i cili është shprehur disa ditë më parë se vendi është rrezikuar nga “faktorë të jashtëm”.

I pyetur mbi rrezikun e këtyre sinjaleve në emisionin “Real Story”, Kryeministri Edi Rama nuk ka mohuar deklarimet. Rama tha se strehimi i MEK ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë, por nga ana tjetër ka lënë të kuptohet se Shqipëria nuk është e paprekshme.

Rama: Për MEK kemi bërë gjënë e duhur, sa i përket kërcënimeve dhe sigurisë, jemi të kërcënuar as më shumë e as më pak si cdo vend që është i vendosur në anën e duhur të historisë.

Të gjitha vendet…

Balla: A ka pasur shmangie te ketyre veprave terroriste në javët e shkuara?

Rama: Të gjitha vendet që janë pjesë e vendeve te klubit euroatlantik, janë të kërcënuar dhe besoj se ka pasur edhe reagime të suksesshme parandaluaese…

Balla: Edhe në Shqipëri?

Rama: Në të gjtha vendet, ne te gjitha vendet…