Edi Rama thirret në gjykatë – dëshmon kundër studentëve që e qëlluan me vezë

22.09.2016 21:56

Kryeministrit pritet t’i vijë shumë shpejt thirrja për t’u paraqitur në gjykatë, në procesin ku po gjykohen studentët që e qëlluan me vezë.

Edi Rama thirret në gjykatë – dëshmon kundër studentëve që e qëlluan me vezë

Avokati i studentëve e përfshiu kryministrin në listën e dëshmitarëve për t’u marrë në pyetje bashkë me gardistët që ishin me të, në nëntor të 2015.

Kryeministri ishte duke dalë nga Universiteti i Shkencave Sociale, kur studentët që protestonin kundër ligjit për arsimin e qëlluan me vezë.

Prej disa muajsh, 8 studentë janë duke u gjykuar për goditjen nga kryeministrit. Studentët ishin në oborrin e universitetit kur u ndaluan nga policia dhe u shoqëruan në komisariat./Insajderi.com