Rama: Atë që ju e konsideroni krahinë, është një shtet për ne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin serb, Novidan - N1, me ç'rast ka shprehur edhe një herë qëndrimin e shtetit shqiptar kundrejt çështjes së Kosovës. Ai ka thënë se Shqipëria nuk do të ndërhyjë në dialogun Kosovë-Serbi.

Rama: Atë që ju e konsideroni krahinë, është një shtet për ne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për televizionin serb “Novidan” ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë mund të arrijnë në një pikë historike, por për këtë është e nevojshme për të vazhduar bashkëpunimin, sidomos në ekonomi, raporton Insajderi.

Rama ka thënë se nuk dëshiron të jetë një ndërmjetës në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, por tha që është pikërisht çështja e Kosovës, pengesa më e madhe në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

“Unë do të jem shumë i sinqertë, kjo është një situatë që duhet të përballet kryesisht Beogradin e Prishtinën. Shqipëria nuk favorizon askënd, unë po përpiqem për këtë marrëdhënie, duke folur për paqen dhe procesin e pajtimit, por në asnjë mënyrë nuk veprojë në vend të qeverisë së Prishtinës apo që në ndonjë mënyrë pengon rolin e tyre në gjithë këtë çështje. Atë që ju e konsideroni krahinë, është një shtet për ne. Kosova është shtet i pavarur, të cilin ne e vlerësojmë, ne jemi vëllezër dhe motra, një komb”, tha Rama.

Rama, më tej në intervistë me “N1”, ka rikujtuar situatën kur për herë të parë në Beograd tha se Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Kur kam thënë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, ai ishte në një atmosferë të besimit të plotë apo të mungesës së plotë të bashkëpunimit, e cila nuk ishte më shumë se 70 vjet. Mbajë mend se pas kësaj konference fola me Vuçiqin dhe se ai ishte shumë i mërzitur. I thaash atij se ne kemi nevojë për të ndërtuar një marrëdhënie të re në mes të Serbisë dhe Shqipërisë. Më duhet të them atë që unë mendoj. Mendoj se ne kemi bërë progres, edhe pse ai mbetet kundër njohjes së Kosovës”, ka thënë Rama.

Rama tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të përmirësohen për të mirën e njerëzve, ekonomisë dhe bashkëjetesës më të mirë.

Duke folur për Trepçën, Rama theksoi se Serbia duhet të kuptojë se Trepça është e vendosur në territorin e Kosovës dhe se është pronë e Kosovës. /Insajderi.com