Edi Rama pritet t’i shkarkojë katër ministra

Edi Rama pritet t’i shkarkojë katër ministra

Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e së dielës me koordinatorët e Partisë Socialiste, ku priten 4 ndryshime në qeveri.

Burime për Top Channel thonë se pritet të lëvizin ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqja, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi.

Në lidhje me ndryshimin e koordinatorëve, nga kjo mbledhje mësohet se Ilir Beqaj, përveç Qarkut të Kukësit, do të mbulojë edhe Qarkun e Dibrës. Ndërkohë, Mimi Kodheli do të jetë koordinatore bashkë me Taulant Ballën në Qarkun e Elbasanit.

Koordinatorët e tjerë të Partisë Socialiste në qarqe mbeten të pandryshuar./Top Channel