Edi Rama nxjerr emrat e ministrave në qeverinë e re

Edi Rama nxjerr emrat e ministrave në qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama para se të thoshte emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar ka dhënë një paralajmërim të rëndësishëm se kur do të shkarkohen ministrat.

Ai tha se do ketë 11 ministri dhe dy ministra shteti “çdo mosrealizim i pa arsye i objektivave do pasohet me largim automatikisht nga qeveria të ministrit. Këto 4 vjet do ikin shumë shpejt dhe luksi për të humbur një ditë duke pritur që të realizohen përtej aftit nuk e ka. Çdo afat do jetë ligj i brendshëm i qeverisjes.

QEVERIA E RE

Zv.kryeministre- Senida Mesi

Minister Shteti per shqiptaret jashte kufijve- Pandeli Majko

Minister Shteti per sipermarrjen- Sonila Qato

Minister i Jashtem- Ditmir Bushati

Minister i Brendshem- Fatmir Xhafaj

Ministria e Mbrojtjes- Olta Xhacka

Ministria e Drejtesise- Etilda Gjonaj

Ministria e Kultures-Mirela Kumbaro

Ministria e Financave, Ekonomise, Punës, Mirëqenies Sociale- Arben Ahmetaj

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise- Lindita Nikolla

Ministria e Shendetesise dhe Kujdesit Social-

Ogerta Manastirliu Ministria e Energjise dhe Infrastruktures- Damian Gjiknuri

Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural- Niko Peleshi

“Mua nuk më shqetëson qeveria, kush do jetë e kush jo. Por cilësia për katër vitet e ardhshme. Edhe sot që po flasim, kjo më mundon. Nuk e di kush është rruga më e mirë që secili nga ju ta besojë këtë siç po e them unë”, u shpreh Rama.

Sipas tij “partia jo rastësisht as pa dashje, e nisja nga partia. Është ajo që fiton dhe humbet betejën, është ajo që e përcakton në radhën më të parë ngjyrën, tonin, cilësinë e një mandati qeverisës si vullnet popullor. Kjo parti ka sot barrën kryesore për të mos lejuar cenimin e zyrës kuqezi të këtij mandati. Kjo parti sot ka në dorë një mandat, është më i forti në historinë e PS-së, por është edhe barra më e madhe për të përmbushur detyrimin për të hequr dorë nga uzurpimi politik i zyrave të shtetit, për të hequr dorë nga trajtimi i vendeve të punës në shtet si ofiqe për një grusht të privilegjuarish në radhët tona”.