Edi Rama merr titullin ‘Komandant i Legjionit të Nderit’, nga presidenti i Francës

29.03.2017 13:44
Edi Rama merr titullin ‘Komandant i Legjionit të Nderit’, nga presidenti i Francës

Kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama, i është ndarë titulli i lartë Komandant i Legjionit të Nderit, nga presidenti i Republikës Franceze, Francois Hollande.

Për këtë ka njoftuar vetë kryeministri Rama, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

“I prekur thellë nga nderimi i Presidentit të Republikës Franceze, që më akordoi titullin e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit!”, ka shkruar Rama.

Ai ka shkruar se këtë titull ja kushton Shqipërisë, gruas, nënës, fëmijëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Ky është një titull që i’a kushtoj Shqipërisë; gruas, nënës, fëmijëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e mbështetësve, të njohur e të panjohur, brenda a jashtë vendit. Vetëm besimi e mbështetja e tyre, më kanë mundësuar të bëj çfarë kam mundur, në gjithë këto vite përpjekjesh të pandërprera për të ndryshuar Tiranën, bërë Shqipërinë shtet me dinjitet dhe përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”, ka shkruar Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Këtë titull në vitin 2016-të, presidenti francez, ia ka ndarë edhe shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadaresë. /Insajderi.com