Shpend Ahmeti tregon se cila gjë është më e rrezikshme për figurën e Adem Jasharit

Shpend Ahmeti  tregon se cila gjë është më e rrezikshme për figurën e Adem Jasharit

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin rreth datëlindjes së saktë të komandantit të UCK-së, Adem Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes. Ai ka shtuar se shumë persona kanë lindur më 28 nëntor, por që nuk kanë bërë asgjë për vendin.

Për kreun e PSD-së, 19 mijë veteranët e rrejshëm janë më të rrezikshëm për veprën e Adem Jasharit, se sa cila është datëlindja e saktë e tij.

“E çka edhe po të kishte lindur në datë tjetër? Sa njeriu ka lind me 28 nëntor e nuk ka bërë asgjë. Sa njeriu ka lind në data tjera e ka bërë shumë. Datat shërbejnë për matjen e kohës. Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes. A kthehemi tash te 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu se ato janë më të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit se sa data e lindjes?”, ka shkruar Ahmeti.