Edhe Rusia e Kina e tregojnë forcën ushtarake në Paqësor

Edhe Rusia e Kina e tregojnë forcën ushtarake në Paqësor

Rusia dhe Kina kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Paqësorin Veriore duke e shfaqur partneritetin e tyre ushtarak që ka nisur të lulëzojë.

Forcat kineze dhe ruse do të kryejnë stërvitje ushtarake në tokë dhe det gjatë tetë ditëve të ardhshme, përfshirë stërvitje për mbrojtjen e anijeve të tyre nga sulmet prej ajrit dhe anijeve tjera në sipërfaqe, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

Nuk ekziston ndonjë aleancë formale ushtarake mes Rusisë dhe Kinës, por këto dy vende janë duke zhvilluar mjete dhe teknika të përbashkëta që ua mundëson atyre të stërviten dhe luftojnë së bashku.

“Ata po e ndërtojnë një aleancë de fakto”, ka thënë eksperti ushtarak dhe specialisti kinez në Shkollën e Lartë të Ekonomisë, Vasily Kashin.

“Ata duan të kuptojnë në një nivel gradual se si dy ushtritë e tyre mund të bashkëpunojnë”, ka shtuar ai./Express/