“Edhe pa Ramiz Kelmendin e ratifikojmë Demarkacionin”

“Edhe pa Ramiz Kelmendin e ratifikojmë Demarkacionin”

Ndonëse deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi tha se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për ratifikimin e Demarkacionit, megjithatë, zyrtar nga koalicioni qeverisës thonë se nuk e kanë telashe, pasi edhe pa votën e tij prapë i kanë votat për këtë marrëveshje.

“E kam thënë dhe po e përsëris se shpresoj që sot do te ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Lekaj për Express.

Deputeti Kelmendi deklaroi mbrëmë në emisionit “DPT te Fidani” se nuk do ta votojë Demarkacionin, pasi është kërcënuar ai dhe familja e tij dhe pa i kërkuar falje personat që e kërcënuar, ai nuk mund ta votojë demarkacionin.

Lidhur me këtë, Lekaj ka thënë se deputetët duhet të mendojnë perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave që pasojnë me t’u ratifikuar demarkacioni.

“Te të gjithë deputetët do te mbizotërojë arsyeja qe është krijuar një realitet i ri  dhe që bashkërisht duhet te mendojmë për perspektiven Evropiane dhe lëvizjen e lire te qytetareve”.

Lekaj ka thënë për Gazetën Express se edhe pa Ramiz Kelmendin, janë 80 vota për demarkacion dhe sot pritet të ratifikohet.

Sot do të jetë tentativa e katërt për t’u votuar marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Deri më tani pro demarkacioni janë deklaruar partitë shqiptare të pozitës dhe minoriteteve joserbe, ndërsa Lista Srpska ka qëndrim kundër.

Nga opozita, LDK (tash pa Ramiz Kelmendin) ka qenë pro Demarkacionit që nga fillimi, ndërsa kategorikisht kundër ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.