Edhe Nora në gjysmëfinale – Kosova synon dy medalje në një ditë

Edhe Nora në gjysmëfinale – Kosova synon dy medalje në një ditë

Nora Gjakova është plasuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Xhudos që po zhvillohet në Tel Aviv. Nora në çerekfinale ishte më e mirë sesa kundërshtarja e saj nga Portugalia Telma Monteiro.

Edhe pse Nora pati shfaqje shumë të mirë, lufta ishte e barabartë në minutazhin e rregullt dhe shkoi në golden score – gjegjësisht me poen të artë.

Nora, pas më shumë se dy minutave luftë në kërkim të pikës së artë, më në fund arriti një kapje të suksesshme dhe e fitoi luftën.

Orari i gjysmëfinales dhe kundërshtarja e Norës në Tel Aviv.