Edhe një tjetë zyrtar i lartë i LDK-së nuk del kundër Hashim Thaçit kryenegociator

03.06.2018 16:57
Edhe një tjetë zyrtar i lartë i LDK-së nuk del kundër Hashim Thaçit kryenegociator

Haki Rugova ka refuzuar të dalë kundër idesë që Hashim Thaçi të jetë Kryenegociator në dialogun me Serbinë. Ka thënë se LDK të hënën do të dalë me qëndrim përfundimtar. Ka premtuar se do të respektojë çfarëdo vendimi që do të marrë Partia e Isa Mustafës. Deri tash, zyrtarët e LDK’së kanë dhënë qëndrime kontradiktore lidhur me mundësinë që Thaçi të jetë udhëheqës i dialogut.

As Nënkryetari tjetër i LDK’së, Haki Rugova, nuk ka pranuar të thotë qëndrimin pro ose kundër idesë që Hashim Thaçi të jetë udhëheqës i ekipit kosovar në dialogun me Serbinë.

Ka thënë vetëm se do përkrahë qëndrimin e partisë që do të merret, sipas të gjitha gjasave, të hënën.

“Qëndrimin e LDK-së keni me pa të hënën. Në periudhën në vazhdim dalin qëndrimet tona”, ka deklaruar Rugovë, të dielën, për Express.

Në anën tjetër, Lutfi Haziri e Agim Veliu nuk kanë dalë kundër idesë që Thaçi të jetë kryenegociator.

Haziri ka thënë se LDK nuk përfiton asgjë nëse e gofet politikisht mbi kurrizin e Presidentit. Derisa Veliu ka thënë se ndoshta ish-lideri i PDK’së nuk është mirë të jetë udhëheqës i një procesi kaq të ndjeshëm.

Ndërkohë, Avdullah Hoti, në konferencën e së premtes, ka thënë se për LDK’në është më e rëndësishme se çka do të diskutohet se sa kush do të jetë udhëheqësi i ekipit.

Dialogu Kosovë-Serbi prej pasluftës është udhëhequr prej Presidentëve. Fillimisht prej Ibrahim Rugovës pastaj nga Fatmir Sejdiu.

Në kohën e luftës në Rambuje, Presidenti Rugova, nuk ishte lejuar të ishte Shef i Delegacionit, duke e lënë udhëheqës Hashim Thaçin.

Javët e fundit, Presidenti Thaçi ka folur sikur Kryenegociator. Ka paralajmëruar edhe kompromise me Serbinë në kuadër të dialogut.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar edhe dialogun e Brukselit, të cilin e ka udhëhequr Hashim Thaçi herë si Kryeministër dhe tash si President.

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse në opozitë ka përkrahur Qeverinë e Kosovës në disa vendime përfshirë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.