Edhe një shqiptar në Kampionatin Botëror

14.11.2017 23:15
Edhe një shqiptar në Kampionatin Botëror

Shqipëria dhe Kosova nuk u kualifikuan në Kampionatin Botëror, por në “Rusia 2018”, do të jenë shtatë futbollistë shqiptarë.

Pesë prej tyre luajnë me Zvicrën: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, kurse edhe Shkodran Mustafi do të marrë pjesë me Gjermaninë.

I fundit që ka siguruar pjesëmarrjen është Riza Durmishi. Ai luan për Danimarkën, shkruan albinfo.ch.

Danezët në ndeshjet e “Play-off-it” ishin më të mirë se irlandezët. Takimi në Danimarkë përfundoi pa gola, por në atë të kthimit, triumfoi Danimarka me rezultat 5:1, duke u kualifikuar në Botëror.

Durmishi nuk luajti për shkak të lëndimit në këto dy ndeshje. Mbrojtësi i majtë i Real Betisit ka lindur në Danimarkë, derisa ka prejardhje shqiptare.