Edhe një lider serb bën thirrje për pranimin e Kosovës

Edhe një lider serb bën thirrje për pranimin e Kosovës

Lideri i Lëvizjes Serbe të Rilindjes, Vuk Drashkoviq, beson se Serbia duhet të pranojë dhe të njohë realitetin e Kosovës, dhe bën thirrje për adoptim të planit të vitit 2007 të Martti Ahtisaarit.

Sipas tij, realiteti është se pavarësia e Kosovës është e njohur sot nga “shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-së”, sa që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë erdhi në përfundim se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkelë statutin e BE-së, ligjin ndërkombëtar, apo rezolutën 1244 të UNMIK-ut.

Ai gjithashtu ka thënë se banorët janë shqiptarët dhe më pak se 6 për qind janë serbë, shkruan B92.

“Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën ekziston vetëm në hyrjen e kushtetutës së saj [Serbisë]. Duke qenë skllevër të këtij realiteti, vendi po vuan humbje të madhe si në politikë e zhvillim”, ka thënë Drashkoviq.

Së paku me një vonesë, ka thënë lideri i LLS-së, të pranojnë dokumentin e Martti Ahtisaarit, si bazë të vazhdimit të dialogut të Brukselit me shqiptarët.

“Nënshkrim i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve tona. Armiqësia shkon në miqësi”,ka shtuar ai.

Kjo deklaratë e liderit serb vjen menjëherë pas një të ngjashmeje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq, për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, të dielën ka thënë se serbët duhet të pajtohen me faktin se e kanë humbur Kosovën. /Insajderi.com