Edhe një i akuzuar dënohet me burg të përjetshëm për “Lagjen e Trimave”

Edhe një i akuzuar dënohet me burg të përjetshëm për “Lagjen e Trimave”

Sulejman Osmani, njëri nga të akuzuarit tjerë për “Lagjen e Trimave” sot është dënuar me burg të përjetshëm për pjesëmarrje në organizim terrorist dhe terrorizëm. Ai për vendimin e gjykatës reagoi me duartrokitje.

Për Osmanin pati seancë gjyqësore të veçantë për dallim nga 37 të akuzuarit tjerë, pasi ai për një vit ishte i pakapshëm për organet e shtetit. Osmani ndodhej në Kosovë, ndërsa pas ekstradimit të tij ai u gjykua i vetëm në seancë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi Goran Boshevski theksoi se Osmani në procedurën gjyqësore nuk ka pranuar veprat me të cilat ngarkohet, ndërsa sipas tij, gjykata ka sjellur vendim në bazë të të gjitha dëshmive.

Gjykatësi tha se pas publikimit të aktgjykimit, opinioni do të mund të sheh provat që dalin nga masa të veçanta hetuese, të cilat deri tani janë mbajtur në sekret./