Edhe në Mitrovicë e Vushtrri bllokohen rrugët kundër vizitës së Gjuriqit

Edhe në Mitrovicë e Vushtrri bllokohen rrugët kundër vizitës së Gjuriqit

Rruga që vije nga Prishtina për në komunat veriore të Kosovës, është e bllokuar. Banorët shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar rrugën magjistrale për të ndalur serbët të takohen me Marko Gjuriq, pasi që kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq e anuloi vizitën.

Në fotografi të publikuara nga gazetametro.net, shihen qytetarët që kanë dalur në rrugën kryesore në Vushtrri (tek Banjska Trans) e gjithashtu në hyrje të Mitrovicës në vendin e njohur ‘tek varrezat e Serbëve’, ku ndodhet edhe rruga që të dërgon në Leposavic.

‘Vuçiq na le rehat’, janë parullat që kundërshtojnë ardhjen e Vuçiq-it.

Ndërkaq, më herët edhe banorët e Rahovecit kishin bllokuar rrugën në Hoçë të Madhe.

Ndryshe, këto bllokime rrugësh po ndodhin si kundërshtim i mbajtjes së zgjedhjeve serbë në Kosovë, dhe ardhjes së Vuçiq-it në Leposavic.