Edhe mjekët e Shqipërisë po largohen drejt Gjermanisë

14.03.2017 19:57
Edhe mjekët e Shqipërisë po largohen drejt Gjermanisë

Mjekët  po largohen nga Shqipëria. Një fenomen ky që ka filluar prej kohësh, por që është bërë veçanërisht masiv gjatë dy viteve të fundit. Kryesisht, bëhet fjalë për mjekë të rinj, të sapo diplomuar, apo me pak vite përvojë pune, të cilët pas ofertave joshëse për specializim dhe punësim në Gjermani po largohen, në përmasa të tilla që kanë filluar të krijojnë, aktualisht, probleme personeli në spitale e qendra ambulatore.  Nëse do të vazhdohet me këto ritme e ardhmja do të jetë edhe me problematike.

Sipas presidentit të urdhërit të mjekut, Fatmir Brahimaj, për përmasat që po merr,  ky fenomen po kthehet në shumë shqetësues.  Duke u nisur nga numri i çertifikatave për sjellje të mirë, që institucioni ua lëshon mjekëve për të plotësuar dosjet e tyre të  dokumentacionit, rezulton se këtë çertifikatë,  në vitin 2016,  e kanë marrë 145 mjekë , prej të cilëve  114  janë mjekë të përgjithshëm dhe 31 janë mjekë specialistë. Nëse do të shohim vitet e tjera, për vitin 2015 numri i mjekëve është 120 dhe në vitin 2014, 132 mjekë e kanë tërhequr ketë dokument, njofton reporter.al

Vetë mjeket që ndodhen aktualisht në Gjermani, por edhe ata qe janë në proces aplikimi nuk duan të prononcohen për arsyet e largimit, por ato nuk duket te jene vetem ekonomike.

Zoti  Brahimaj thotë se institucioni që ai drejton ka hartuar një pyetësor drejtuar mjekëve  për t’u marrë mendimim në lidhje me arsyet e largimit. Nga  përgjigjiet e marra rezulton se pjesa më e madhe largohen për arsye ekonomike,  më pas vijnë arsyet që kanë të bëjnë me shpresën e gjetjes në Gjermani të një vlerësimi moral dhe profesional më të lartë, shpresa për mundësi më të mira për t’u specializuar më tej dhe përsosur profesionalisht, si dhe bindja se do të ndihen më të qetë dhe më të sigurt dukeqenë se në Shqipëri,  Kodi Penal ka dënime të rënda për  veprat penale të mjekimit të pakujdesshëm dhe neglizhencës mjekësore

Ndërsa për rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, mundësia që ofron Gjermania nuk ka përse të mos shfrytëzohet nga të rinjtë.

Sipas tij, largimi i mjekeve drejt Gjermanisë nuk është vetëm një problem shqiptar. Lehtësimi i njohjes së diplomave të mjekësisë nga autoritetet gjermane ka bërë që vala e largimeve të përfshijë gjithë ballkanin perendimor.

Por, ndërkohë , Shqipëria e ndjen më shumë këtë largim për shkak të numrit të pakët të mjekëve.

Për rektorin Gjata  në spitalet e mëdha rajonale në Shqipëri ka mungesë si për mjekët e përgjithshëm, ashtu edhe për mjekët specialistë. Shqipëria , edhe sot, ka një nga numrat më të ulët të mjekëve për 1000  banorë në Evropë, dhe nëse do të vazhdohet me këtë ritme numri i mjekëve do të ulet dhe në këtë rast ata  mbi të cilët do të përballen me këtë mungesë janë njerëzit.  Në krye të 5 – 6 viteve do të kemi mungesë mjekësh. Edhe sot në Qendrën Spitalore Universitare ka raste kur nuk paraqiten mjekë në konkurset për vende pune.

Duket se veë arsyeve financiare dhe dëshires për një specializim më cilësor, problem  është edhe   klima jo miqësore që është krijuar ndaj bluzave të bardha, kryesisht nga media…

Për rektorin Gjata, fenomeni i demonizimit të bluzave të bardha,  që është më i dukshëm pas vitit 2004, që fajëson mjekët për shumë mangësira të sistemit shëndetësor,   shkaktoi një thyerje të besimit mes  publikut dhe mjekut dhe në një rast të tillë, puna e mjekut, përveçse  është e vështirë në vetvete, është vështirusuar edhe më tepër dhe mbi të gjitha nuk të jep kënaqësi.

Pirro Paparisto është mjek dhe pedagog i mjekësisë. Ai ka jetuar dhe punuar për pak kohë jashtë vendit dhe tani prej vitesh është vendosur në Shqipëri,  ku ka ndërtuar karrierën, duke ushqyer ende një ndjenjë idealizmi për t’i shërbyer vendit të tij.

Ai thotë se ka  jetuar jashtë Shquipërisë për shumë vite, por nuk e ka parë si zgjidhje të jetës  dhe është përpjekur që të ndërtojë jetën në vendin e tij, dikur me shumë idealizëm, tani me doza më të ulta. Ai mendon se pavarësisht vështirësive ka arsye për ta ndërtuar jetën në Shqipëri. Sigurisht që ka edhe arsye për ta lënë Shqipërinë, por kjo është një zgjedhje që i  përket gjithësecilit. Sikundër edhe shumë kolegë të tij, reth 40%  e ish shokëve të fakultetit kanë zgjedhur të largohen e ta ndërtojnë jetën dhe karrierën diku gjetkë.

Në përgjigjie të kësaj situate, sipas rektorit, Gjata, masat e marra nga qevria nuk mjaftojnë.

Sipas tij qeveria ka marrë disa masa  që kanë të bëjnë me rritjen  e pagave. Kështu pagesa e mjekut të rojes ka qenë rreth 20 mijë lekë e vendosur që në vitin 2004. Rritje të pagës me 25% ka pasur edhe në zonat periferike e me ngarkesë të madhe pune. Por sipas tij sado që të rritet paga, ajo nuk do të jetë kurrë e barazvlefshme me punën e mjekut dhe nuk do ta kënaqë  atë.

Një  pjesë e mirë e mjekëve që janë larguar nga Shqipëria janë sistemuar mirë në Gjermani..

Sipas rektorit Gjata,  nga informacini që ka marrë nga Ambasada Gjermane, niveli i mjekëve shqiptarë është mesatar për sa i përket cilësisë. Ata janë shumë të dedikuar dhe mbi të gjitha integrohen në komunitet lehtëisht.

E ndërkohë që shumë të  sapodiplomuar  në mjekësi, me ose pa punë  po kryejnë kurset e domozdoshme të gjuhës gjermane për  t’u integruar në tregun e punës  jashtë vendit, ka studentë, që të ardhmen e shohin në Shqiperi..

Sipas dy studenteve të mjekësisë , pavarësisht se shumica e shokëve të tyre e shohin të ardhmen jashtë ata mendojnë se do ti gjejnë mënyrat që të realizojnë edhe në Shqipëri ënrrat e karrierës së tyre.

Por edhe ata, nëse do të përballen me vështirësi   dhe mungesa thelbësore, një ditë do të vendosin të largohen ..

Për rektorin e Universitetit të Mjkekësisë, sot jetojmë në një botë që sa vjen e po bëhet më e vogël  dhe  sigurisht do të ketë nga ata mjekë që do të ikin, apo do të kthehen  në Shqipëri. Ajo që është e rëndëishme është që shteti dhe shoqëria të bëjnë çfarë është e mundur për të ruajtur  dhe mbështetur asetet më me vlerë të vendit./Reporter.al