Edhe Jahjaga voton, pret proces zgjedhor në frymën demokratike

Edhe Jahjaga voton, pret proces zgjedhor në frymën demokratike

Edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka hedhur votën e saj në kutitë e votimit në një nga qendrat në kryeqytet.

Jahjaga me këtë rast ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë këtë të drejtë vote, shkruan Indeksonline.

“Unë sot përmbusha obligimin tim qytetar, shfrytëzoj rastin të ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Pres ky proces zgjedhor të zhvillohet dhe të përmbyllet në frymë demokratike dhe ta dëshmoj edhe një herë synimin tonë për një shtet demokratik” ka thënë ajo./