Edhe Iraku qëndron më mirë se Kosova – FIFA jep leje për ndeshje ndërkombëtare

Edhe Iraku qëndron më mirë se Kosova – FIFA jep leje për ndeshje ndërkombëtare

FIFA ka vendosur të lejojë që në tri qytete të Irakut të luhen ndeshje ndërkombëtare, pas një vendim-ndalimi për tre dekada.

“Ne po lejojmë që ndeshje ndërkombëtare të organizohen në qytetet Irbil, Basra dhe Qerbela”, citohet të ketë thënë Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, para gazetarëve pas një takimi të Këshillit të FIFA-s në Bogota.

Kosova vazhdon të mos e ketë të sigurt se ku do ti zhvillojë ndeshjet ndërkombëtare, sipas shkrimit të Insportit.