Edhe FFK merr vendim të pafavorshëm ndaj Liridon Lecit

Edhe FFK merr vendim të pafavorshëm ndaj Liridon Lecit

Krahas mbajtjes së dy ditëve paraburgim, Liridon Lecin e pret dënim edhe nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Është Komisari i Garave, Ismet Ahmeti që ka ngritur procedurë disiplinore për shkak të incidentit me policë në ndeshjen Besa – Prishtina.

“Ndaj lojtarit të KF Prishtina, Liridon Leci (motivi – për  ndëshkim me kartonin e kuq si dhe manifestim të sjelljeve josportive dhe veprim të palejuar i cili ka reaguar ndaj policisë dhe me këtë veprim ka tejkaluar kompetencat e lojtarit  në ndeshjen KF Besa – KF Prishtina, e zhvilluar në Pejë me datë 30.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Leci, pasi u lirua sot nga paraburgimi 48-orësh në Pejë, pretendon se polici që e arrestoi atë i kishte thënë se arrestimi ndodhi për shkak se skuadra e Prishtinës i shënoi dy herë Besës së Pejës.

Futbollisti i Prishtinës ka deklaruar se është duke konsideruar ngritje të padisë ndaj policit që e arrestoi. /Insajderi.com