Edhe fëmijët nisin të kërkojnë haraç

Edhe fëmijët nisin të kërkojnë haraç

Policia në Podujevë ka evidentuar një rast të lëndimit të lehtë trupor si dhe detyrimit.

Rasti ka ndodhur në rr. Xhemajl Mustafa në Podujevë më 21 nëntor në ora 12:30, derisa policia ka arritur të kapë autorët dje.

“Është  arrestuar  i dyshuari i mitur mashkull shqiptar i cili fillimisht kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur  mashkull shqiptar, më pas nga viktima kishte kërkuar para në formë të  haraçit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të  prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në  mbajtje.