Edhe ekipi danez e mposhtë United-in

Edhe ekipi danez e mposhtë United-in

Skuadra daneze Mitdtjylland ka mposhtur Manchester United-in në fazën e parë të eliminimit direkt të Europa Ligës, me rezultat 2 me 1.

Manchesteri kaloi e para në epërsi me talentin holandez Memphis Depay, por Midtjylland barazoi rezultatin një minutë para fundit të pjesës së parë me Pione Sisto-n.

Në pjesën e dytë United edhe njëherë tregoi dobësitë e saj, dhe në minutën e 77’ Paul Onuachu shënoi për t’i sjell tjetër humbje skuadrës së Van Gaal, që po kalon nëpër një formë të dobët.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet pas një jave në “Teatrin e Ëndrrave”, në Manchester.